Flash News

KRYESORE

Rama qëllohet me midhje në Sarandë, deputetja Meçorapaj: Kryeministri u detyrua të anulonte axhendën

Rama qëllohet me midhje në Sarandë, deputetja Meçorapaj:

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Sarandë, ku zhvilloi një dëgjesë publike me minoritetin grek, u prit duke u gjuajtur me midhje. Disa banorë e kanë pritur me protesta që në hyrje të qytetit të Sarandës, te ura e Gajdarit.

Deputetja demokrate e Vlorës, Nada Meçorapaj në një reagim në Facebook shkruan se kryeministri Rama u detyrua sot që të anulonte një pjesë të axhendës së tij, ndërsa inagurimi i rrugës nuk u bë.

“Me midhje u prit sot ne Sarande Kryeministri qe e ka mbushur qeverine me 'peshq te medhenj'. Protesta e sarandjoteve dhe delvinjoteve e detyroi qe te anulonte nje pjese te axhendes. Inaugurimi i rruges hyrese per ne Sarande, parashikuar per ne 12.30 nuk u bë”, shkruan Meçorapaj.

Të fundit