Flash News

KRYESORE

Rama quajti Haradinajn 'gënjeshtar', reagon Basha: Sulm rrugaçëror! Ndjesë në emër të çdo shqiptari

Rama quajti Haradinajn 'gënjeshtar', reagon Basha: Sulm

“Nuk ka asnjë nyje detyruese kjo marrëveshje, Haradinaj është një gënjeshtar që gënjen sërish, nuk di nëse e bën nga padija, pasi këtu nuk ka asnjë kusht apo detyrim.”

Pas këtij qëndrimi të kryeministrit Rama ndaj liderit të Kosovës, Haradinaj, ka ardhur edhe reagimi i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili e ka cilësuar gjuhën e tij si “akt rrugaçëror dhe të papranueshëm”.

Ai gjithashtu ka theksuar në postimin e tij në “Twitter” se Kosova është shtet i pavarur dhe Shqipëria ka detyrimin të promovojë dhe respektojë pavarësinë dhe institucionet e saj.

Postimi i plotë:

Dënoj sulmin rrugaçëror të Edi Ramës kundër liderëve politikë të Kosovës dhe shpreh ndjesë në emër të çdo shqiptari për këtë akt të papranueshëm! Gjuha e urrejtjes ndaj institucioneve të Kosovës është akt i denjë vetëm për një peng të antishqiptarizmit si Edi Rama!

Kosova është shtet i pavarur dhe Shqipëria ka detyrimin të promovojë dhe respektojë pavarësinë e Kosovës dhe institucionet e saj. Koha e vasalitetit të autokratit të korruptuar të Tiranës ndaj armiqve dhe kundërshtarëve të pavarësisë së Kosovës do të marrë fund shumë shpejt!

Të fundit