Flash News

KRYESORE

Rama reagon ndaj akuzave të PD-së për "Konferencën e Donatorëve": Janë të dënuar të përpëliten

Rama reagon ndaj akuzave të PD-së për "Konferencën e
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave rtë PD-së lidhur me donacionet e mbledhura në "Konferencën e donatorëve".  Sipas Ramës, sa më shumë Shqipëria forcon trupin e saj, aq më shumë dëshpërohen ata që e penguan dhe shfrytëzuan. “Sa më shumë Shqipëria forcon trupin e saj të brishtë, aq më shumë ata që e penguan, shfrytëzuan, dërrmuan për vite të tëra, dëshpërohen e lëshojnë gjuhën jashtë kontrollit! Tamam kur Shqipërisë i’u bë një deklaratë publike dashurie nga BE dhe bota mbarë në 17 shkurt, ata u marrosën…" "Mos humbim kohë me ta, janë të dënuar të përpëliten në zjarrin e urrejtjes së tyre e të çirren gjithnjë e më fort kundër nesh! Shqipëria i ka lënë pas dhe kërkon nga ne ta çojmë përpara; duke e forcuar çdo ditë, përmes reformave e punëve që s’u bënë kurrë në kohën e tyre të shkuar”,- shkruan Rama në dy postimet e njëpasnjëshme në Twitter.

Të fundit