Flash News

KRYESORE

Rama reagon pas fjalimit të Macron: Thirrje për të zgjuar Europën që kemi nevojë

Rama reagon pas fjalimit të Macron: Thirrje për të zgjuar

Kryeministri Edi Rama ka reagur pas fjalimit të presidentit  të Francës Emmanuel Macron. “Përshëndes fjalimin e fuqishëm të Emmanuel Macron. Një thirrje për të zgjuar Europën që ne kemi nevojë. Dhe ne gjithashtu, vendeve kandidate’, shkruan Rama në facebook.

Macron gjatë fjalës së tij sot theksoi rëndësinë e riforcimit të Europës, duke krijuar një buxheti për mbrojtjen e përbashkët dhe një doktrine për të reaguar.

Macron kërkoi gjithashtu krijimin e një Akademie Evropiane të Inteligjencës, një Prokurori Evropiane kundër Terrorizmit, një forcë të përbashkët në mbrojtjen civile kundër katastrofave natyrore si dhe një zyrë evropiane për azilin dhe një polici evropiane për kufijtë.

Presidenti deklaroi se Evropa ishte shumë e dobët, shumë e ngadaltë, shumë inefikase, ishte thelbësore për ta ringjallur përballë sfidave të mëdha në botë, shkruajnë mediat e huaja.

“Evropa që ne njohim është shumë e dobët, shumë e ngadaltë, shumë inefikase, por vetëm Evropa mund të na japë një kapacitet për veprim në botë përballë sfidave tona kontemporane”, deklaroi ai teksa prezantoi propozimet për rifillimin e projektit evropian.

Të fundit