Flash News

KRYESORE

Rama reagon pas kërkesës së prokurorisë për arrestimin e Tahirit, i hap rrugë heqjes së imunitetit

Rama reagon pas kërkesës së prokurorisë për arrestimin

Kryeminsitri Edi Rama ka reaguar pas urdhrit ët priokurorisë e cila kërkon arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Përmes një postimi në rrejtin scoial Facebook, Rama thotë se tashmë çështja është në dorën e drejtësisë.

Postimi i plotë i Ramës

‪Kur them dua një vend me drejtësi kuptoj vetëm drejtësi! Kur them dua të vërtetën nga drejtësia s’e bëj si ata që veç janë tallur dhe tallen me drejtësinë prej 27 vjetësh rresht! E besoj këtë fjalë megjithë mend dhe luftoj për kuptimin e plotë të kësaj fjale, megjithë zemër. Drejtësi për të gjithë dhe drejtësi mbi këdo.

Uroj që Saimiri të provojë deri në fund që s’ka lidhje me këtë histori kriminelësh. Por këtë dua ta mësoj nga drita e së vërtetës dhe këtë dritë s’e kam as unë, as qeveria, as partia. E ka vetëm drejtësia që duhet të na e ndriçojë këtë udhëkryq mes llafeve e provave. Deri në fund.

Të fundit