Flash News

KRYESORE

Rama reagon pas Mbledhjes: Keqardhje! Nëse nuk reflektoni, parlamenti do vendosë edhe pa ju

Rama reagon pas Mbledhjes: Keqardhje! Nëse nuk reflektoni, parlamenti do

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik, kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje Opozitës së Bashkuar të reflektojë lidhur me ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave.

Nëpërmjet një reagimi në Twitter, Rama është shprehur se ndjen keqardhje për refuzimin që u bë sot për të vijuar mbledhjen me diskutimin dhe të amendimeve kushtetuese, teksa ka paralajmëruar se Parlamenti do vendosë si me ata, si pa ata.

Reagimi i plotë:

Refuzimi për të diskutuar mbi risitë kushtetuese është në fakt refuzim për të pranuar realitetin dhe kjo është një sëmundje tanimë e vjetër e opojashtëparlametares!

Keqardhje. Por me ata pa ata, Parlamenti vendos edhe për ta, si sot si në 30 korrik. Reflektoni miq, listat do hapen!

Të fundit