Flash News

KRYESORE

Rama reagon për herë të parë pas dorëzimit të mandateve të opozitës: Akt i pandodhur më parë! Pranon gabimet e qeverisë

Rama reagon për herë të parë pas dorëzimit të

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar për herë të parë pas djegies së mandateve nga opozita. Në një deklaratë të gjatë në ERTV, Rama u shpreh se akti i opozitës është i pandodhur më parë, por jo i pashpjegueshëm.

“Ky është nga ato momentet që venc fjalës që thuet dhe konfliktit politik që buron nga interesat partiake dhe synon perçarjen e zgjedhësve duhet të përpiqemi të shohim sa më qartë dhe të reflekrojmë sa më thellë, duke nisur nga vetja dhe pastaj duke parë rreth e rrotull e përballë ne në mënyrë qët të kuptojmë e të kuptohemi sa më mirë.

Opozita parlamentare ka konsumuar një akt të pandodhur më parë, që nga demokracitë perëndimore, një akt i paparë dhe i padëgjaur por jo i pashpjegueshëm”, tha Rama.

Më tej Rama foli për zgjedhjen e tij si kryeministër, një herë me koalicion, dhe një herë i vetëm, por sipas tij, ndonëse zgjedhjet u kontestuan, “paqja zgjati sa ëndërra e një vere”.

Më tej kryeministi pranoi se nuk ka qenë i pagabueshëm gjatë qeverisjes.

Unë nuk jam as i rënë nga qielli dhe as i gabueshëm, kam bërë gabime por kam ditur të tërhiqem e të them “më falni” jo njëherë por  më shumë se një herë. S’jam krenar për sulmet, por jam stërmunduar për ti dëgjuar të gjithë nga dhjetra mijëra njerëz që më kontaktojnë nga ora 7 e mëngjesit deri në 2 të natës. Jam tërhequr duke bërë hap mbapa më shumë se një herë”, tha kryemininistri Rama.

Ndiq videon:

Të fundit