All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Rama reagon për kontratat e lobimit dhe përpiqet të justifikojë krimin dhe drogën: Të zbardhet nëse opozita u përdor nga forcat e huaja

Rama reagon për kontratat e lobimit dhe përpiqet të
All - Paragraf - 1

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për kontratat e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA dhe mënjeherë është përpjekur të justifikojë gjendjen alarmante të krimit të organizuar dhe drogës në Shqipëri.

All - Paragraf - 3

Rama përpiqet ta paraqesë si skenar të opozitës shqiptare, e mbështetur nga forca të huaja, ngritjen e shqetësimit për mbulimin e vendit me drogë dhe rritjen e krimit të organizuar. Sipas kryeministrit, kjo ka ndodhur me qëllim për të penguar procesin e integrimit evropian të vendit.

Edi Rama kërkon që kjo histori të zbardhet deri në fund dhe të zbulohet nëse opozita shqiptare është përdorur nga forca të huaja.

Shkrimi i Politiko.al, reagon ‘Mother Jones’: Kemi marrë para nga George Soros, por jo aq sa pretendohet

Reagimi:

Që është një mishmash financiar xhepash të errët, kjo nuk diskutohet sepse vetë mishmashi provohet edhe nga dy prononcime krejt të kundërta, në harkun e 3 muajve nga i zoti i mishmashit;

Që është një mishmash në shkelje të hapur me pasoja penale të disa ligjeve të vendit, as kjo nuk diskutohet dhe për këtë mjafton të dëgjosh qoftë edhe vetëm këto dy prononcime krejt kontradiktore;

Që është e habitshme që të gjenden disa rusë bujarë (dhe jo vetëm rusë) që të nxjerrin nga xhepat e tyre gjysëm milionë dollarë për një parti shqiptare, as kjo nuk diskutohet që e bën mishmashin edhe më skandaloz, ligjërisht e politikisht!

Por që kjo histori s’mund të mbyllet pa u zbardhur deri në fund, nëse ka apo jo, interferenca malinje forcash të huaja për ta përdorur opozitën shqiptare në funksion të cënimit të imazhit të Shqipërisë (drogëdrogëdrogëkrimkrimkrim), me qëllim pengimin e procesit të integrimit europian dhe destabilizimin e vendit, kjo është absolutisht e padiskutueshme!

Shqipëria nuk mund të merret dot peng nga askush dhe shqiptarët pa dallim partie, nuk e meritojnë këtë mishmash papërgjegjshmërie politike, ligjore dhe kombëtare.

Të fundit