Flash News

KRYESORE

Rama reagon për letrën e Metës: U ndjeva i keqardhur, çdekretoje Lleshin si ushtarak dhe dekretoje ministër

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Presidenti bri publike letrën që i kishte dërguar Ministrisë së Mbrojtjes ku kërkonte informacion për Sandër Lleshin.

“Duke qenë se Presidenti ka publikuar shkresën me pyetjen e tij të ndarë në plot 14 pyetje, ja edhe shkresa ime lidhur me pyetjen e Tij. Bashkëlidhur ka dhe një kërkesë të gjeneral Sandër Lleshit për Presidentin, e cila e shterron fare këtë vorbull të panevojshme. Lexim të mbarë😊”, shkruan Rama në rrjetin social.

Krahas saj, kreu i qeverisë ka bërë publike edhe letrën që i ka dërguar Presidentit.

Rama shprehet i keqardhur për letrën që Meta i dërgoi Xhaçkës ndërsa më tej, thotë se krye i shtetit mund të çdekretojë Lleshin si ushtarak aktiv dhe ta dekretojë atë më pas për ministër.

 

 

 

 

 

 

Të fundit