Flash News

KRYESORE

Rama reagon për protestën e opozitës: Faleminderit atyre që nuk e shohin dot me sy qeverinë, por refuzuan edhe ‘babaleprotestën’

Rama reagon për protestën e opozitës: Faleminderit atyre që

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e opozitës, e organizuar mëngjesin e sotëm përpara zyrës së tij në Tiranë. I gjendur jashtë kryeqytetit, Rama thotë se demokratët e refuzuan ‘babaleprotestën’, që sipas tij dëmton Shqipërinë.

“Faleminderit të gjithë atyre demokratëve, të cilët nuk duan ta shohin me sy qeverinë, po e refuzuan ftesën për të marrë pjesë në babaleprotestën sa qesharake, aq edhe të pabesë ndaj çdo shqiptari e shqiptareje, që nuk pranon të dëmtojë Shqipërinë për babalepartinë”, shkruan Rama.

Kryeministri u largua që ditën e djeshme nga Tirana, për të mos qenë në zyrë kur qytetarët do të protestonin.

Fillojnë pretendimet e PS për pjesëmarrjen në protestë: Kaq militantë i mbledh edhe kryeplaku

Të fundit