Flash News

KRYESORE

Rama reagon për tragjedinë në Genova: Janë thyer zemrat e shqiptarëve. Të gjithë ishin vëllezër e motra

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas tragjedisë së ndodhur në Genova të Italisë ku si pasojë e shembjes së një ore mbetën të vdekur të paktën 39 persona, ndërsa me dhjetra të tjerë raportohen të zhdukur e të plagosur.

Kryeministri në një reagim në Twitter shprehet se kjo tragjedi ka thyer zemrat e shumë shqiptarëve dhe se jo vetëm dy viktimat shqiptarë, por të gjithë jetët e humbura janë motra dhe vëllezër tanë.

“Tragjedia e Genova-s ka thyer zemrat e shqiptarëve. Ne e kemi ndjekur orë pas ore bilancin tragjik të humbjes së njerëzve dhe përpjekjet për t’i shpëtuar. Në mesin e rrënojave kishte edhe dy shqiptarë që banonin në Itali, por për ne të gjithë ishin vëllezër e motra”, shprehet Rama.

Të fundit