Flash News

KRYESORE

Rama reagon sërish për Xhisielën dhe paralajmëron: Shumë shpejt një paketë antishpifje

Rama reagon sërish për Xhisielën dhe paralajmëron:

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish sa i takon rastit të Xhisielës. Rama thotë se i vjen mirë që nuk është i vetmi i cili thotë se vajzën e morën peng dhe e kthyen në mish për topat e kazanit politik e mediatik.

Në një status në Twitter, kreu i qeverisë thotë se duhet çmontuar me fakte pjesa tjetër e këtij horrori mendjesh e gojësh të përdala teksa paralajmëron se shumë shpejt do të ketë një paketë antishpifje.

“Më vjen mirë që s'jam më i vetmi që them se vajzën e morën peng dhe e kthyen në mish për topat e kazanit politik e mediatik!Më mirë vonë se kurrë.Ndërkohë duhet çmontuar me fakte pjesa tjetër e këtij horrori mendjesh e gojësh të përdala.Dhe shumë shpejt një paketë antishpifje👊”, shkruan Rama.

Të fundit