Flash News

KRYESORE

Rama: Realizuam detyrat e shtëpisë. Junker: Nuk ka datë për negociatat, vetëm ju inkurajoj

Rama: Realizuam detyrat e shtëpisë. Junker: Nuk ka datë për

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker deklaroi në Tiranë se nuk ka një datë se kur do të propozohet hapja e negociatave për anëtarësim në BE të Shqipërisë.

“Shqipëria po vijon me progresin dhe është mbresëlënëse ky progres dhe nëse vazhdon, kjo do të lejojë që KE të rekomandojë hapjen e negociatave. Nuk kam ardhur për të bërë premtime bosh dhe të caktoj data, por unë inkurajoj Shqipërinë për të vijuar reformat, sidomos me vettingun. Unë inkurajoj Shqipërinë që të zgjidhë çështjet territoriale dhe mbështesim procesin e integrimit. Vendi i Shqipërisë është në gjirin e BE”, tha Juncker. Sa i takon vendeve të rajonit, Presdienti i Komisionit Europian u shpreh se “nuk kemi thënë se Serbia dhe Mali i Zi do jenë anëtare në 2025, do jenë kur të kenë plotësuar kriteret e anëtarësimit”.

Nga ana e tij, Rama u shpreh se Shqipëria pret hapjen e negociatave pasi i ka realizuar detyrat e ngarkuara për këtë fazë.

“E meritojmë rekomandimin deh shpresojmë se vendet anëtare do ti përgjigjen. I kemi kryer me përpikmëri detyrat për këtë fazë”, u shpreh Rama. Sa i përket takimit, kreu i qeverisë tha se e informova Presidentin e KE për zhvillimet e reja, ecurinë e reformave, vendosmërinë e Shqipërisë për të vijuar të jetë nga njëra anë në një proces intensiv përafrimi me BE, përmes punës së përditshme në vendin tonë, nga ana tjetër një aktor konstruktiv për nxitjen e një bashkëpunimi të mirë rajonal”.

Rama u ndal edhe tek reforma në drejtësi duke thënë se 17 prokurorë dhe gjykatës, të niveleve të larta të gjyqësorit, janë tërhequr nga vettingu dhe nuk do jenë më pjesë e sistemit gjyqësor teksa e cilësoi këtë si shenjë se vettingu ka nisur të funksionojë.

Të fundit