Flash News

KRYESORE

Rama: Reformën Zgjedhore mund ta bëjmë të njëanshëm, liderët politikë nuk kanë kurajën të ngrenë telefonin

Rama: Reformën Zgjedhore mund ta bëjmë të

Kryeministri Edi Rama ka folur më gjerësisht në seancën parlamentare për Reformën Zgjedhore, që megjithë angazhimin e ndërkombëtarëve sërish ende nuk ka një marrëveshje konkrete, ndërsa SHBA “i hodhi topin Lulzim Bashës”.

Sipas Ramës reforma zgjedhore mund të bëhej edhe e njëanshëm, ndërsa përmendi draftin e Bundestagut gjerman kërkohej në kohën kur opozita dogji mandatet që rekomandimet e OSBE të përmbushen në parlament, pa konsensus.

“Pavarësisht se mund ta bëj procesin njëanshëm, mund të gjejmë votat në parlament pa asnjë konsensus nga ata që braktisën parlamentin ne nuk e bëmë. Më shumë se një herë i shtymë afatet duke e cilësuar me rëndësi ezaurimin e mjeteve për një marrëveshje mbi rregullat e lojës.

Shqipëria e ndonjë vend tjetër janë raste unikale, nuk bëhen me konsensus reformat elektorale. Kush ka votat në parlament ka të drejtët të bëjë reformën më të arsyeshme.

Greqia ndryshoi një sistem elektorale prej vitesh me mazhorancë dhe me kundërshtim agresiv të minorancës.

Në këtë proces janë dy tema, ajo e vendosur në tryezën e forcave politike nga BE, që ndërhyn në një çështje e politikës së brendshme për herë të parë, falë sherrit që u stimulua me ngulm nga pala që mungon sot, duke përdorur lidhjen ne Bundestagun gjerman për të imponuar këtë axhendë.

Në draftin e Bundestagun gjerman para se të kthehej në dokument të aprovuar, në variantin e parë ishte konsensusi i hequr për të mos lejuar asnjë palë që të marrë peng zgjidhjen.

Një reformë zgjedhore mbi rekomandimit e ODIHR e miratuar në parlament kur ata ishin larguar.  Megjithatë, preferuam të durojmë edhe pse puna e bërë nga përfaqësuesit me në krye Damianin, ishte ezauruese në raport me rekomandimet dhe preferuam të presim.

31 maji u vendos afati i fundit për votim në parlament, por nuk solli rezultat. Më vjen shumë keq që në 2020 politika shqiptare ka nevojë për ambasadorë të huaj që të shkojnë e të vijnë e të bëjnë përkthyesin për të lehtësuar komunikimin.

Kjo mjafton për të treguar stadin adoleshent të politikës shqiptare dhe të liderëve që nuk kanë kurajë që për gjëra në interes të përbashkët partiakë të mos ngrenë telefonin dhe të thonë se për këtë duhet të flasim, një fatkeqësi që tregon shumë.

Nuk i kam kërkuar unë ambasadorët, u jam mirënjohës që dalin edhe nga roli i tyre dhe bëjnë arbitrin në ping pongun shqiptar pa top, me dy pallaska.

Që kur lexova raportin e parë te ODIHR është një fjali për depolitizimin e komisioneve. Aty mund të vendosen njerëz jo të partive por qytetarë në shërbim të këtij procesi, por duket mision i pamundur.

E kemi thënë se depolitizomi është i domosdoshëm, por kush humb thotë fajin e ka ligji”, u shpreh Rama.

Të fundit