Flash News

KRYESORE

Rama refuzohet nga Meta si ministër i Jashtëm? Juristi Hazizaj interpreton Kushtetutën

Kryeministri Edi Rama nuk ka asnjë pengesë ligjore që të marrë edhe postin e Ministrit të Jashtëm. Ky është interpretimi që i bën Kushtetutës Konstitucionalisti Sokol Hazizaj, që në një intervistë për IN Tv shprehet se nuk ka asnjë hapësirë për keqintepretime, që Presidenti Meta të mos e dekretojë Ramën për ministër.

“Rama bëhet dhe kryeministër dhe ministër të Jashtëm. Janë disa arsye që nuk ka pengesë. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në parashikimet e ngrehinës së Këshillit të Ministrave si produkt i Kushtetutës nuk e ndalon që kryeministri për shkaqe prioritetesh të menaxhojë, të administrojë edhe një Ministri siç është edhe Ministria e Jashtme. Po ta shohësh më vëmendje dispozitat respektive ku filtet për Këshillin e Ministrave; çfarë bën ai, cili është funksioni i tij, mënyra se si organizohet, struktura e tij, nuk e ndalon kryministrin të jetë dhe ministër. Po ashtu, kemi dhe një ligj për shërbimin diplomatik që nuk e përjashton këtë mundësi”, sqaron juristi Hazizaj.

Hazizaj komenton dhe mosdekretimin nga ana e Metës të shkarkimit të Ditmir Bushatit, duke thënë se shkarkimi është tagër e kryeministrit. “Sa i përket shkarkimit ky është tagri i kryeministrit. Që do të thotë, në momentin që kryeministri i dërgon Presidentit të Republikës kërkesën për shkarkimin që ai të shprehet nëpërmjet dekretit, Presidenti nuk mund të provokojë një raport tjetër midis kryeministrit dhe ministrit sepse Kushtetuta e ka ndaluar këtë gjë”, nënvizon konstitucionalisti.

Të fundit