Flash News

KRYESORE

“Rama refuzoi 4 ministra të propozuar nga SHBA t’i bënte pjesë të qeverisë”

“Rama refuzoi 4 ministra të propozuar nga SHBA t’i bënte

Avokati Spartak Ngjela në një shkrim të gjatë të publikuar kundër qeverisë së re të kryeministrit Edi Rama, bën të ditur se ky i fundit ka refuzuar emrat e katër personaliteteve të propozuar nga SHBA për postet e ministrave.

Sipas Ngjelës, amerikanët i kanë ofruar Ramës katër shqiptarë të diplomuar në SHBA, të katër mbi 40 vjeç dhe që punojnë në institucione prestigjoze. Mospërfshirja e tyre në qeveri është bërë për shkak të marrëveshjes Rama-Basha për bllokimin e reformës në drejtësi, shprehet Ngjela.

“Amerikanët i ofruan Ramës katër shqiptarë të diplomuar në Amerikë, të katër mbi 40 vjeç, që punojnë në Amerikë në institucione prestigjoze, dhe ky nuk pranoi t'i bëjë pjesë të qeverisë së tij.

Kjo kuptohet se vjen si pasojë e marrëveshjes së fshehtë Rama- Basha, e cila kapet sak se, në thelb, ka bllokimin e Reformës antikorrupsion. Po çfarë është marrëveshja Rama -Basha? Kjo marrëveshje skutash është frikë nga Reforma - ky është motivi kryesor i saj”, shkruan avokat Ngjela.

Ngjela ka bërë thirrje edhe për reagim të PS-së dhe socialistëve kundër përpjekjes së Ramës për të bllokuar reformën në drejtësi.

Ngjela del sërish kundër Ramës: Qeveri mediokre që kërkon bllokimin e ‘Drejtësisë’; e ardhmja në dorë të Ruçit

Të fundit