Flash News

KRYESORE

Rama refuzon amerikanët pasi merr vesh se Basha e pranon ofertën e Brian Yee. A luajti Rama bllofin me ndërkombëtarët?

Rama refuzon amerikanët pasi merr vesh se Basha e pranon ofertën e

Nuk ka zgjidhje për zgjedhjet dhe Kryeministri Rama është pengesa. Burime  të politiko.al bëjnë me dije se Kryeministri Rama e ka refuzuar atë që u njoh si 'Paketa McAllister Plus', të risjellë në Tiranë nga zv/ndihmës Sekretari i Shtetit Amerikan, Hoyt Brina Yee.

Kjo është tërheqja e dytë e Ramës pasi kishte bërë një gjë të tillë gjatë negociatave të thirrura nga Presidenti Nishani.

Në atë rast, Rama pati thënë se me kalimin e një jave oferta kishte rënë dhe kohët kishin ndryshuar, duke bërë një paralele mes politikës dhe shahut.

Basha, sipas burimeve nga koalicioni opozitar, ka rënë dakord në takimin e orës 21 me aleatët për ofertën amerikane të bazuar te Paketa McAllister. Përfshirë edhe votimin e vetingut.

Ky zhvillim e kthen përmbys raportin e forcave në krizën politike në Shqipëri duke etiketuar Kryeministrin dhe qeverinë si përgjegjës për krizën dhe shkaktarë të moszgjidhjes së saj.

Të fundit