Flash News

KRYESORE

Rama i relaksuar, rifillon batutat: Obobo, kushedi “ç'grushta" do ha sot

Rama i relaksuar, rifillon batutat: Obobo, kushedi

Kryeministri Edi Rama ndihet i relaksuar tashmë që realizoi ëndrrën e tij për të marrë i vetëm ‘timonin’ e Shqipërisë. Ai ka publikuar një status të gjatë me falenderime, ku nuk mungojnë as batutat.

“Obobo e kam shkruajtur pa ‘ë’ dhe me sa shume miq kam "grushtuar" ketu per shqipshkrimin, kushedi ç'"grushta" do ha sot”, shkruan Rama.

Tashmë nuk parashikohet asnjë lëizje e Ramës deri në përfundimin e zgjedhjeve në Partinë Demokratike, që do të përcaktojnë edhe opozitën e katër viteve të ardhshme.

Statusi i plotë i Edi Ramës:

Te dashur miq te ketij rrjeti,

faleminderit te gjitheve, mbeshtetes, kritike e "armiq" te betuar per gjithe sa here keni klikuar pelqime, keni ndare me te tjere apo keni komentuar postime🙏

Mbeshtetesve u them faleminderit, sepse inkurajimet tuaja jane per mua burim energjie pozitive, shume me teper se sa ju mund ta mendoni. Dhe mirenjohje te thelle atyre qe ma degjuan lutjen e bene telefonata nga jashte, per te nxitur te aferm e miq ketu ne Shqiperi, te votojne numrin magjik✌️😉

Kritikeve u them faleminderit, sepse cimbisjet tuaja jane per mua ushqim per mendjen, shume me teper se sa ju mund ta imagjinoni. Dhe as mos e mendoni, as mos i degjoni ata qe ju thone, Edi Rama nuk i degjon kritikat. Aq i degjoj saaa... Tjeter gje qe me kritiket nuk jepem po "grushtohem" deri ne fund, ama pas perplasjes nuk iki tutje pa marre ate qe mendja me thote se vlen😀😉

"Armiqve" te betuar nuk u them faleminderit qe me shajne me liber shtepie e liber rruge, natyrisht! Po ama ju them faleminderit, sepse me beni te mendoj vazhdimisht se sa shume, o Zot sa shume, mundim e kohe duhet per te ngushtuar hendekun qe politika e percarjes dhe gjuha e urrejtjes mes paleve, ka hapur prej kaq shume vitesh mes njerezve te zakonshem, edhe te rinjve fare! Dhe dua ta dini te dashur "armiq", se kur ju kthehem sic i do mushka drute, nuk ju bej me faj ju, po pikerisht politiken, qe per kaq shume vite e vite, kultivoi nje fare shume te keqe ne mjedisin e komunikimit publik😢😩

Ne fund dua t'ju them te gjitheve se fitorja e madhe e 25 qershorit, eshte e Shqiperise dhe juaja, ndersa imja eshte vetem barra e shumefishuar e pergjegjesise. Kam shume besim se do te bejme shume per kete vend, sidomos nese te gjithe kujtohemi kur zihemi a "grushtohemi", se sidoqofte kemi nje gje te madhe te perbashket: Jemi shqiptare🇦🇱 Jemi te nje gjaku dhe nje gjuhe🤗 Jemi te gjithe te deshiruar, ta shohim Shqiperine sa me mire🇪🇺

Faleminderit edhe njehere dhe ndjese kujtdo prej jush qe mund ta kem bere te ndjehet keq nga replikat e mia🙏

Perqafime

Edi

(Obobo e kam shkruajtur pa ë dhe me sa shume miq kam "grushtuar" ketu per shqipshkrimin, kushedi ç'"grushta" do ha sot☹️😂)

Të fundit