Flash News

KRYESORE

Rama replikon me gazetarin pas sugjerimit për t’u dërguar para të varfërve: Po ku t’i gjejmë?

Rama replikon me gazetarin pas sugjerimit për t’u dërguar para

Në një intervistë me skype me Vizion Plus, kryeministri Edi Rama ka folur për situatën e krijuar në vend nga pandemia e koronavirusit.

Duke u ndalur te ndihmat që po u shpërndahen të varfërve, gazetari i Vizion Plus i ka sugjeruar kryeministrit që të varfërve tu dërgohen para në shtëpi.

Përgjigja e kryeministrit Rama ishte: Po ku t’i gjejmë paratë?

Gazetari: Duhet të dërgoni lek në duar sa më shpejt të jetë e mundur

Rama: Tu dërgojmë para në duar? Po ku ti gjejmë paratë?

Gazetari: Nga fondi i paketës sociale, ekonomike.

Rama: Unë dua ta nënvizoj që në kohë lufte jetohet vetëm për mbijetesë. Shteti në Shqipëri është si një familje shqiptare e zakonshme.

Të fundit