Flash News

KRYESORE

Rama ‘rikthen’ Fatmir Xhafajn, vendoset sërish fotografia tek faqja e kryeministrisë

Të shtunën, kryeministri Edi Rama njoftoi se kishte pranuar dorëheqjen e Fatmir Xhafajt nga posti i Ministrit të Brendshëm. Në të njëjtin postim, Rama njoftonte se Sandër Lleshi do të jetë Ministri i ri.

Po atë ditë, Presidenti firmosi dekretin për shkarkimin e Xhafajt ndërsa la pezull emërimin e Sandër Lleshit.

Ditën e mërkurë, në faqen zyrtare të kryeministrisë ishte hequr fotografia e Xhafajt nga kabineti qeverisës.

Por, teksa do të duhen edhe disa ditë të tjera që Ministri i ri i Brendshëm të nis zyrtarisht nga detyra, (varet nga firma e Presidentit), në faqen e kryeministrisë është rikthyer sërish fotografia e Fatmir Xhafajt.

Qeveria pa Xhafajn

Rikthehet foto e Xhafajt

 

Të fundit