Flash News

KRYESORE

Rama rikthen fletërrufetë, shkarkon nga puna disa punonjës të ZVRPP-së në Berat

Rama rikthen fletërrufetë, shkarkon nga puna disa punonjës

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar shkarkimin e disa punonjësve të ZVRPP Berat pas denoncimit të bërë në platformën shqipëriaqëduam.

Në videon e publikuar nga Rama në rrjetin social Facebook, thuhet se qytetarit i është kërkuar edhe një herë që të dorëzojë të gjithë dokumentacionin për të marrë certifikatën e pronësisë. Pas denoncimit të bërë në platformë, thuhet më tej, punonjësit përgjegjës u larguan nga puna dhe do ndiqen penalisht.

“ZVRPP Berat i kishte përkuar me pa të drejtë qytetarit B.LL se duhet të dorëzonte edhe një herë të gjithë dokumentacionin që të merrte certifikatën e pronësisë.

Pasi qytetari përdori mekanizmin e platformës për t’u ankuar mbi këtë padrejtësi ndaj tij, certifikata ju lëshua brenda tre ditëve. Punonjësit përgjegjës për vonesën u larguan nga puna dhe do ndiqen penalisht”, thuhet në videon e publikuar nga Rama në rrjetin social Facebook teksa thotë se “mjaftojnë 3 minuta për të ngritur në këmbë ministrin përkatës në mbështetje të së drejtës suaj”.

Duket se forma e zgjedhur nga Rama për të denoncuar është e ngjashme me atë të fletërrufeve ku demaskoheshin ‘armiqtë’.

Të fundit