Flash News

KRYESORE

“Rama, Ruçi dhe SHISH u bënë pjesë e një puçi të vërtetë anti-kushtetues ndaj qytetarëve”

“Rama, Ruçi dhe SHISH u bënë pjesë e një

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin, kreun e Kuvendit dhe Shërbimin Informativ të Shtetit se u bënë pjesë e një puci të vërtetë anti- kushtetues ndaj qytetareve.

Vasili u shpreh se kryeministri ka deklaruar në Rai Uno se do ndodhin akte të turpshme ndaj parlamentit dhe thoshte se opozita do dhunojë parlamentin sipas gjoja shërbimeve inteligjente.

“Dje kryeministri, kreu i Kuvendit dhe SHISH u bënë pjesë të një puçi të vërtetë anti- kushtetues të qytetareve. Kryeministri deklaroi në Rai Uno se do ndodhin akte të turpshme ndaj parlamentit dhe thoshte se opozita do dhunojë parlamentin sipas gjoja shërbimeve inteligjente. U ndërpre dhe linja telefonike për të lënë organizatorët pa mundësi komunikimi dhe që protesta të degradonte. Opozita kishte marrë masa për të mbajtur në kontroll të plotë mbarëvajtjen e protestës dhe hodhi poshtë këtë puç të turpshëm. Të hetohet për informacionet e manipuluara se do kishte dhunë”- tha Vasili.

Të fundit