Flash News

KRYESORE

Rama: Rusia përdor Serbinë si gur shahu, Turqia si një vend i rajonit që nuk imponon asgjë për Ballkanin

Rama: Rusia përdor Serbinë si gur shahu, Turqia si një vend i

Gjatë një interviste për gazetën “La Republika” kryeministri Rama ka folur në lidhje me të ardhmen e BE-së, rolin e SHBA-ve si dhe për Turqinë.

Për këtë të fundit ai shprehet se shqiptarët e shohin Turqinë si një vend të rajonit pa u mundur t’u imponojë asgjë vendeve të Ballkanit. ndërsa Rusia, pohon Rama, është e lidhur me Serbinë për interesat e saj gjeostrategjikë.

“Ne shqiptarët e shohim Turqinë si një shtet të rajonit, që po përpiqet të luajë rolin e tij, pa u munduar t’u imponojë asgjë vendeve të Ballkanit. Është një vend i lidhur me perspektivën euroatlantike. Rusia ka lidhje me Serbinë, me botën sllave, por e përdor këtë lidhje sikur të ishte një gur shahu në fushën e interesave të saj gjeostrategjikë; luan në Ballkan për të garantuar diçka tjetër, në nivel global, në marrëdhëniet me Evropën dhe Shtetet e Bashkuara”, ka theksuar Rama.

Ndërsa për BE-në dhe SHBA-të ka deklaruar se: “projekti i BE-së është absolutisht i vlefshëm si horizont paqeje për të gjithë ne. Ndërsa roli i SHBA-ve është thelbësor. Pas 40 vitesh komunizmi totalitar shqiptar dhe fiksimi anti-imperialist e anti-amerikan, populli shqiptar zhvilloi një aspiratë të thellë për vlerat liberale amerikane dhe evropiane dhe roli i ekuilibrit të Shteteve të Bashkuara në zonën tonë është i domosdoshëm,”ka deklaruar Edi Rama.

Të fundit