Flash News

KRYESORE

Rama s’e lëshon Xhafajn: Edhe për Tahirin do mbaja të njëjtin qëndrim!

Rama s’e lëshon Xhafajn: Edhe për Tahirin do mbaja të

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, foli për video-përgjimin e publikuar nga PD të vëllait të Fatmir Xhafajt.

Rama u shpreh se nuk ka asnjë njeri për të lëshuar dhe se ajo audio nuk është autentike.

“Në politikë dallimin e bën çfarë bëhet dhe jo çfarë thuhet. Njëqind herë po të ktheheshim në shfaqjen famëkeqe të Prokurorisë së Krimeve të Rënda ku u kërkua arrestimi i Tahirit, unë do mbaja të njëjtin qëndrim jo për të mos lëshuar njeriun tonë por në mbrojtje të të drejtës sonë kushtetuese”, u shpreh Rama.

Më tej ai nënvizoi se “nuk ka njerëz për të lëshuar në gojën e ujqërve”, si dhe u shpreh se për materialin dikush do të përgjigjet me burg.

Sa i përket akuzave ndaj vëllait të Ministrit të Brendshëm nga opinioni publik, Rama u shpreh, “Unë s’i kam parë të lidhura këto gjëra. Në këtë sistem çdokush mbi 18 vjeç lidhet me këmbët e veta. Më herët s’ka patur asnjë dyshim që lidhte këto dy vepra.  Sot unë s'kam ça shtoj”, u shpreh më tej kryeministri.

Të fundit