Flash News

KRYESORE

Rama sërish ndjesë publike banorëve të Kukësit: Pse nuk e patëm intuitën e duhur për të sqaruar çështjen

Rama sërish ndjesë publike banorëve të Kukësit: Pse nuk

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij ditën e sotme në mungesë të opozitës, u ka kërkuar sërish ndjesë banorëve të Kukësit që nuk i ka sqaruar paraprakisht për tarifën e “Rrugës së Kombit”.

Ai ka shpjeguar dhe se përse qeveria nuk ka patur intuitën e duhur për të sqaruar qytetarët.

“Nuk kemi patur intuitën e duhur për të kuptuar domosdoshmërinë e sqarimit të gjithë kësaj çështjeje përpara se të vendosej sistemi i pagesës.

Pse nuk e kemi bërë; çfarë intuite na duhej që nuk e patëm dhe pse kemi përgjjegjësi unë dhe qeveria si e tërë për akumulimin e kësaj pakënaqësie?

Sepse pa dashur të justifikohem, u kam kërkuar ndjesë publike banorëve dhe do t’u kërkojë deri në fund por jemi nisur nga eksperienca ndërkombëtare nuk kemi qenë të papërgatitur nga çfarë mund të krijontë një akt i tillë për njerëzit e painformuar sa duhet”.

Më tej Rama shtoi se pas vendosjes së sistemit të pagesës duhen 6 muaj për të nxjerrë të dhënat e nevojshme dhe për të trajtuar me një sistem të veçantë pagese banorët e zonës.

“Në fund të muajit shkurt jam ulur me ministrin e Infrastrukturës dhe Financave dhe i kam kërkuar fillimin e diskutimit me kompaninë për të adresuar këtë aspekt. Asnjëherë nuk ka qenë qëllimi dhe nuk është vënë në diskutim nevoja për të adresuar problematikën drejt banorëve të zonës. Kjo është një fjalë e shkruar në kontratë. Sidoqoftë ne jemi duke vazhduar intensivisht punën për zgjidhjen e kësaj problematike dhe krijimin e mundësisë optimale që procesi i mirëmbajtjes jetike të rrugës së kombit të garantohet dhe që problemi të adresohet. Në këtë aspekt vendimi ynë ëshët i qartë ne nuk do të fillojmë sistemin e pagesës pa dhënë zgjidhjen më të mirë të mundshme për atë zonë. Është një punë e vështirë pasi në këtë proces kemi pëfshirë dhe ekspertë të huaj. Është punë e vështirë të parashikohet para për të patur rezultatet e 6 muajve të para”, u shpreh më tej Kryeministri.

Të fundit