Flash News

KRYESORE

Rama sërish thirrje studentëve, por 'ngacmon' Kryemadhin: Nëse doni uljen e tarifave ta mbyllim para pushimeve të Vitit të Ri

Rama sërish thirrje studentëve, por 'ngacmon' Kryemadhin:

Kryeministri u ka bërë sërish sot thirrje studentëve që të realizojnë një takim ku të diskutojnë jo vetëm për tetë pikat por edhe çështje të tjera të arsimit.

Duke 'thumbuat' Monika Kryemadhin pas bërjes publike të plagjiaturës në diplomë,  Rama shkruan në Facebook, "Kemi punë për të bërë dhe nëse doni që uljen e tarifave ta mbyllim para pushimeve tuaja të Vitit të Ri, s'ka realisht minuta për të humbur me llogjet e kazanëve dhe rrugët shkencore të Doktorreshë Monës e të Profesor Lulit".

Reagimi i Edi Ramës:

Të dashur studentë protestues,

gjithçka na duhet tani është të ulemi dhe të flasim.

8 PIKAT janë për mua vetëm pikënisja e një faze të re transformimi të botës sonë universitare. Dhe këtë transformim mund, duhet e do ta bëjmë VETEM SE BASHKU, përmes një Pakti për Universitetin mes studentëve dhe qeverisë.

Adresimin e 8 PIKAVE duhet të nisim pa humbur kohë. Kemi punë për të bërë dhe nëse doni që uljen e tarifave ta mbyllim para pushimeve tuaja të Vitit të Ri, s'ka realisht minuta për të humbur me llogjet e kazanëve dhe rrugët shkencore të Doktorreshë Monës e të Profesor Lulit.

Unë jam gati dhe s'kam asnjë kusht, prandaj bëhuni mbarë e më çoni fjalë, kur e ku doni të takohemi. Përqafime dhe kurajo, sepse do ju duhet shumë kur ta kuptoni që kjo që keni nisur është ku e ku më e madhe, sesa ato 8 PIKA:-)

Të fundit