Flash News

KRYESORE

Rama sfidon deputeten e LSI-së: Ose unë votoj për arrestimin e Taulant Ballës ose ti kërkon ndjesë tek Parlamenti Europian  

Rama sfidon deputeten e LSI-së: Ose unë votoj për arrestimin e

Në fjalën e mbajtur para deputetëve të PS-së, kryeministri Edi Rama ka komentuar letrën që deputetët e opozitës i drejtuan një ditë më parë kryeparlamentarit Ruçi ku i kërkonin largimin e Taulant Ballës nga delegacioni i Stabilizim Asociimit.

Në këtë pikë, Rama ju drejtua deputetes Klajda Gjosha për të cilën tha se e ka pasur ministre Integrimi dhe që është ndarë me të me përshtypje të mira.

Duke ju drejtuar Gjoshës, Rama e ftoi që t’i drejtohej policisë për të parë kamerat e komisariatit të Krujës dhe për të verifikuar nëse Balla ka qenë ose jo aty ditën e ngjarjes.

Dhe nëse është e vërtetë, Rama tha se ai do të votonte për arrestimin e Taulant Ballës, por në të kundërt, deputetes së LSI-së i kërkoi që t’i drejtohej Parlamentit Europian me një letër ndjese.

“E dashur Klajda qetësohu. Taulanti është ai që ka qenë kur bashkëpunoje me të si drejtues i delegacionit. Ai nuk e ka bërë kurrë atë që e ka tronditur kaq shumë Monikën dhe për pasojë dhe ty sa të bashkosh zërin në atë kujë drejtuar Parlamentit Europian.

Materialet filmike të komisariatit të Krujës në ditën e ngjarjes denoncuar nga heroi i Babale 2-it janë në prokurori.

Po si deputete thellësisht e shqetësuar nga mundësia e qëndrimit në një delegacion me një kriminel të armatosur dhe të maskuar si kryetar delegacioni t’i mund t’i drejtohesh policisë me kërkesën për t’i parë ato materiale.

Shko shikoi vetë nga fillimi në fund filmimet e videos së komisariatit. Nëse do gjesh gjëkundi në ato filmime Taulant Ballën apo qoftë dhe vetë heroin të cilin Taulanti e paska kërcënuar me pistoletë në kokë, unë do të votoj bashkë me ty jo për të hequr Taulantin nga drejtimi i delegacionit për Bruksel por për t’i hapur rrugë arrestimit të tij pasi ta kem kallëzuar po unë dhe ti në prokurori.

Të jap fjalën publikisht për atë por ama edhe ti nga ana jote, po s’gjete as Taulant, as oficer policie, as deputet, as kryetar bashkie që të ketë kapërcyer pragun e komisariatit në filmimet e gjithë asaj dite që përshkuan heroi i Babale 2-it do ja shkruash besoj një letër ndjese Parlamentit Evropian pavarësisht se Monika do të thotë, Klajda mos e bëj”, u shpreh kryeministri Edi Rama.

Të fundit