Flash News

KRYESORE

Rama shkarkon gjithë ministrat me pesë vite në kabinetin qeveritar, nis me Lindita Nikollën

Rama shkarkon gjithë ministrat me pesë vite në kabinetin

Kryeministri Edi Rama sot në Asamblenë e Partisë Socialiste ka lajmëruar shkarkimin e gjithë ministrave që mbajnë për pesë vite këtë post.

"Të gjithë ata që kanë posë vite, do i lënë vendin të tjerëve. Dhe për të gjithë ata dua të bëj një falenderim të posaçëm", u shpreh kryeministri.

Rama e nisi me shkarkimin e ministres së Arsimit Lindita Nikolla.

'Dua ta filloj me Linditën, sepse në asnjë mënyrë e vërteta nuk është ajo që duket në këtë moment. Lindita është vënë në qendër të ciklonit. Nuk dua ta harrojë njeri sepse askush nuk kërkoi ndryshimin në qeveri dhe ndryshimin e ministres. Reforma në Arsim është ndër reformat më të thella dhe kuptimplota. Fola për mësuesit dhe është pa dyshim meritë e Linditës".

Të fundit