Flash News

KRYESORE

Rama shkrin Ministrinë që 'do ja jepte' Majlinda Bregut. A vazhdon të jetë Integrimi europian një prioritet i Shqipërisë?

Rama shkrin Ministrinë që 'do ja jepte' Majlinda Bregut. A

Portalet janë treguar aktive gjatë ditëve të fundit, duke shpërndarë poste ministrore të pankonfirmuara zyrtarisht. Shumë pak prej emrave në qarkullim janë konfirmuar nga Rama sot, kur ka lexuar listën me emrat e ministrave, dhe më pak nga të gjithë emri i ish-ministres Demokate të Integrimit, Majlinda Bregu.

Rama, jo vetëm që nuk e ka përzgjedhur emrin e Bregut për një post ministror, por ka shkrirë edhe ministrinë e Integrimit, të cilën politikiania e drejtoi për dy mandate si përfaqësuese e Demokratëve. Pyetja nuk është si do të shkojë halli i Bregut, por, a ka ndryshuar mendje Rama në lidhje me prioritetin kryesor të Shqipërisë, integrimin në BE? Kjo sepse institucioni i Integrimit, i krijuar në fillim të viteve 2000, për herë të parë në vitin 2017 nuk ekziston më.

Duhet thënë se Shqipëria nuk është afër integrimit, por në një vendnumëro që mund të kthehet në mbrapakthehu, nisur edhe nga qëndrimi i Holandës, prokuroria dhe policia e së cilës kanë kërkuar rikthimin e vizave për shqiptarët.  

Të fundit