Flash News

KRYESORE

"Rama shpenzoi 100 mijë euro të shqiptarëve për charter personal"; Fuga konfirmon udhëtimin, por cilëson "shpifje" akuzat e PD

"Rama shpenzoi 100 mijë euro të shqiptarëve për charter

Drejtori i Informacionit në Kryeministri, Endri Fuga i ka cilësuar të turpshme akuzat e Partisë Demokratike se kryeministri Rama shpenzon 100 mijë euro të shqiptarëve, duke shfrytëzuar avionin e Air Albania-s si charter personal për të kaluar fundjavën në Paris.

Përmes një postimi në Twitter, teksa konfirmon udhëtimin e Ramës në Paris, Fuga ka cilësuar akuzat e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së si shpifje. Drejtori i Informacionit në Kryeministri sqaron më tej se sipas marrëveshjes avioni i Air Albania përdoret vetëm për arsye pune, pa qëllime fitimi.

“E turpshme akuza për udhëtimin 24orësh të KM në Paris me avionin, që siç e kemi sqaruar publikisht, përdoret veç për arsye pune, bazuar në një marrëveshje të posaçme me AIR ALBANIA pa qëllim fitimi. Ata që akuzojnë mesa duket vetëm këto që shpifin për ne kanë bërë kur qeverisnin!”, shkruan Fuga.

Të fundit