Flash News

E-TJERA

Rama shpërblen me pensione të posaçme gruan e ish-ambasadorit Kulla dhe babain e Tedi Papavramit/ Ja lista e plotë dhe shuma

Rama shpërblen me pensione të posaçme gruan e ish-ambasadorit

Janë zbardhur emrat e personave të cilët do të përfitojnë shtesë pensioni të posaçëm shtetëror me një vendim të marrë nga Këshilli i Ministrave më 20.12.2017.

Ndër ta ka njerëz të artit dhe të sportit, si dhe nga bota e televizionit.

Qeveria ka akorduar për ta një rritje pensioni me rreth 28.000 lekë dhe në total, tavani i lejushëm i pensioneve për të gjithë përfituesit, nuk mund t’i kalojë 54.000 lekët në muaj, bashkë me shtesën e marrë.

Ndër përfituesit spikasin emra si ai i Xhuljeta Kullës, gruas së ish-ambasadorit Pëllumb Kulla apo ai i Robert Papavramit, muzikantit dhe babait të violinistit të njohur Tedi Papavrami.

Nuk mungon edhe emri i aktores së njohur Yllka Mujo./Politiko.al

Ja lista e plotë:

Yllka Mujo (Aktore)

Adelina Mamaqi (Shkrimtare për fëmijë)

Anita Dibra (Tartari) (Pianiste)

Xhuljeta Kulla (aktore, gruaja e Pëllumb Kullës, ish-ambasador)

Kozara Kati (Shoqria civile)

Xhemal Mato (Aktivist i mjedisit)

Naxhi Bakalli (Piktor)

Faruk Kalleshi (Shtangist)

Dhimitraq Dhionis Orgocka (Regjisor)

Agron Dine (Piktor)

Bujar Kokonozi (Regjizor)

Viktor Zhusti (Aktor)

Ahmet Pashaj (Aktor)

Robert Papavrami (Muzikant, babai i Tedi Papavramit)

 

Të fundit