Flash News

E-TJERA

Rama shpjegon “brekushet” me një histori fëmijërie: Kam dëshmitare nënën time!

Rama shpjegon “brekushet” me një histori fëmijërie:

Edi Rama shpjegoi në Studio e Hapur e Eni Vasilit se përse vesh brekushe, apo shallvare sikurse i quan ai.

Rama tregoi një histori të fëmijërisë së tij, kur ai shkonte me tren për në plazhin e Durrësit.

“Kur treni niste të ngadalësonte, shumë njerëz fillonin të hidheshin për të mos zbritur në stacion. Ishte koha e modës së pantallonave kauboj dhe në stacion kishte dy radhë, një për ata që ishin të veshur normalë dhe një tjetër për ata të veshur me kauboj, të cilëve ua prisnin me gëreshërë dhe të nesërmen i nxirrnin si modele negative në shkollë. Ajo kohë ka mbaruar dhe çdokush mund të vishet si të dojë” – tha Rama.

Ai shpjegoi gjithashtu se qysh në rini ka adhuruar kostumet popullore të myzeqarëve, që vijnë të gjera lart dhe të ngushta poshtë.

“Kam dashur gjithnjë ta kem një kostum të tillë dhe për këtë kam dëshmitare nënën time” – u shpreh kryeministri.

Të fundit