Flash News

KRYESORE

Rama shpjegon 'mekanizmin vëzhgues' që i ofroi Bashës. Paketa fillon me një zv/Kryeministër dhe një ushtri zëvendësash

Rama shpjegon 'mekanizmin vëzhgues' që i ofroi Bashës.

KM Rama, në një konferencës shtypi, bëri sot publike atë që e konsideroi 'mekanizëm vëzhgues të zgjedhjeve'. Vëzhgim të procesit në kohë reale në të gjithë administratën, e ka qujatur Kryeministrit paketën e 'lëshimeve' të tij.

Oferta e Ramës për Bashën, e bërë dje në tryezën e kryesuar nga Presidenti Nishani, është kjo:

-Një zv/kryeministër i propozuar nga PD, por jo pjesë e PD;

-Vendosja e tij në krye të një task-force për zgjedhjet;

-Bashkëmonitorues me zv/kryeministër do të jenë edhe një përfaqësues nga SHBA, BE, OSBE;

-Task-forca do të garantonte mospërfshirjen e administratës në shërbim të mazhorancës;

-Në Ministrinë e Brendshme, një zv/ministër i propozuar nga PD, jo pjesë e PD, së bashku me shefin e misionit amerikan dhe europian, drejtojnë të gjithë procesin e monitorimit të sjelljes së policisë së shtetit në të gjithë territorin;

-Një zv/drejtor i Përgjithshëm dhe 12 zv/drejtorë në të gjitha qarqet janë në dispozicion të këtij zv/ministri;

-Një zv/ministër i Arsimit i propozuar nga PD, jo anëtar i PD, me monitorët e huaj dhe me një përfaqësues në çdo drejtori rajonale arsimore merr në kohë reale ankesat;

-Një zv/drejtor i Burgjeve që ka monitorët e huaj për çdo burg të Shqipërisë.

Të fundit