Flash News

KRYESORE

Rama i shqetësuar pse drejtorët nuk i dalin në fushatë: Pas orarit të punës keni të drejta si çdo qytetar

Rama i shqetësuar pse drejtorët nuk i dalin në fushatë: Pas

Kryeministri Edi Rama, në vijim të turit elektoral për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, ndodhet sot në qarkun e Lezhës.

Gjatë një bashkëbisedimi me sipërmarrës në qytetin e Shëngjinit, kryeministri iu përgjigj dhe akuzave të opozitës për përdorimin e administrates në fushatë. Rama tha se fenomene të tilla ekzistojnë, por kjo nuk duhet ekzagjeruar.

“Njerëzit kanë të drejtë të kenë opinionet e tyre për këtë. Edhe ata që punojnë në shtet kanë të drejtë që pas orarit të punës të bëjnë fushatë për zgjedhjet, si çdo qytetar”, u shpreh kryeministri.

Duke folur për marrëveshjen politike të 18 majit me PD-në, Rama e quajti ”pozitive”, pasi dhe njerëzit, tha ai, kanë marrë energji çliruese, pozitive, se tek të gjithë ishte ankthi se çfarë do të ndodhte.

Por, duheshin krijuar kushtet dhe ishte diçka që e solli koha dhe rrethanat, dhe mënyra se si palët lozin shah, shtoi kryeministri.

“Unë besoj dhe kam shumë shpresë që zgjedhjet të përfundojnë dhe të jenë të pakontestuara. Kush humbet të përgëzojë fituesin dhe secili në punë të tij, në qeveri dhe opozitë për të vazhduar më tutje. Ky do te ishte një ndryshim i madh”, theksoi kreu i qeverise.

Kjo, vijoi ai, ishte dhe arsyeja pse unë nuk pata asnjë hezitim që t’i jap mundësinë PD-se që ti ketë sytë dhe veshët brenda në administratë dhe të kontrollojë, se gjithë ajo paranojë që ‘shteti vë njerëzit në rresht, e ushtron presion etj’. Ka fenomene të tilla, por te mos ekzagjerohet, se njerëzit kanë të drejtë të kenë opinionet e tyre. Edhe ata në shtet kanë të drejtë pas orarit te punës të bëjnë atë që ata si qytetarë duan për zgjedhjet.  Mësuesit kanë të drejtë plotësisht që pas orarit zyrtar të bëjnë apo të shkojnë në fushatë. Ndërsa në orarin e punës kjo është histori tjetër. Ky është ai moment që nuk duhet ekzagjeruar”, theksoi Rama.

Në fjalën e tij kryeministri komentoi dhe bashkëqeverisjen e 4 viteve me LSI-ne, te cilën e konsideroi “pozitive dhe qe ka sjellë shumë rezultate”.

Rama rrëfen para sipërmarrësve historinë e gjyshit: Ishte i fiksur pas gocave

Të fundit