Flash News

KRYESORE

Rama: Shqipëria dhe Italia si dy pika uji, por me dy ndryshime

Rama: Shqipëria dhe Italia si dy pika uji, por me dy ndryshime

Ditën e sotme është mbajtur Forumi i Biznesit Shqipëri-Itali, ku ambasadori italian Alberto Cutillo u shpreh se Shqipëria ka potencialin të kthehet në portë hyrëse për Ballkanin Perëndimor.

Ndërsa kryeministri Edi Rama u shpreh se në Shqipëri italianët e ndjejnë veten si në shtëpinë e tyre. “Shqipëria ka një mënyrë të të jetuarit si dy pika uji me Italinë, me ndryshim; taksat e ulëta në vendin tonë dhe burokracinë”, u shpreh kryeministri teksa shtoi se po luftohet më shumë për zhdukjen e burokracisë.

Rama vuri theksin po ashtu te turizmi, i cili ka potencial dhe që pritet që në vijim të zhvillohet akoma më shumë.  

Të fundit