Flash News

KRYESORE

Rama: Shqipëria sapo ka hapur një kapitull të ri të historisë. Respekt edhe për ata para nesh

Rama: Shqipëria sapo ka hapur një kapitull të ri të

Kryeministri Edi Rama ka dal në një konferencë për mediat pas rekomandimit që parashikon hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Rama tha se Shqipëria ka hapur një kapitull të ri të historisë së saj.

“Shqipëria sapo ka hapur një kapitull të ri të historisë së saj si shtet. Sot kemi kaluar sprovën historike të ngjitjes në një shkallë të re”, duke përmendur edhe faktin që ndihej i emocionuar.

“Jam i emocionuar. Ata që merren me frymë marrjen mbase e ndjejnë”, shtoi Rama.

Rekomandimi për hapjen e negociatave, Rama tha se është nisja e një faze të re sa i takon reformave teksa shprehu respekt edhe për paraardhësit sa i takon asaj çfarë bërën për të mbërritur deri këtu.

“Shpejtësia e mbërritjes në Bashkimin Europian varet nga ne. Shqipëria ka marrë vlerësimin më të madh në thuajse 30 vjet

Respekt për ata para nesh, kush më shumë e kush më pak, dhanë një dorë.

Rekomandimi për çeljen e negociatave është futja në një fazë të re, edhe më të vështirë të reformave dhe përshkallëzim i mëtejshëm i luftës kundër krimit dhe korrupsionit”, deklaroi Rama.

Të fundit