Flash News

KRYESORE

Rama shtron drekë për deputetët e PS-së, i paralajmëron për mbajtjen e një seance plenare të jashtëzakonshme

Rama shtron drekë për deputetët e PS-së, i paralajmëron

Ditën e djeshme, Kuvendi mbylli sesionin parlamentar për të rinisur sërish pas pushimeve. Në seancën e fundit, deputetët e Partisë Demokratike nuk ishin të pranishëm ndërkohë që pak minuta pasi seanca kishte nisur u larguan nga salla edhe deputetët e LSI-së.

Në mungesë të opozitës, mazhoranca dështoi të miratonte dy projektligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar votash, Shkolla e Magjistraturës dhe Kodi i ri Rrugor.

Pas përfundimit të seancës së djeshme, kryeministri Edi Rama ka mbledhur në një drekë të gjithë deputetët e Partisë Socialiste. Gjatë kësaj dreke, Rama ka paralajmëruar deputetët për mundësinë e mbajtjes së një seanca plenare të jashtëzakonshme gjatë muajit gusht në rast se do të arrihet konsensusi për miratimin e ligjit për Shkollën e Magjistraturës.

Duke ju referuar këtij paralajmërimi të Ramës, duket se palët do të negociojnë mes tyre gjatë ditëve në vijim për mundësinë e arritjes së një konsensusi për miratimin e projektligjit për Shkollën e Magjistraturës.

Të fundit