Flash News

KRYESORE

Rama 'shtyn kohën' në Londër, Shqipërisë i shtyhen negociatat në Luksemburg. "Shtetet e mëdha skeptike për Shqipërinë"

Rama 'shtyn kohën' në Londër, Shqipërisë i

Komisioneri për Zgjerim Johannes Hahn tha në një konferencë për shtyp se zgjerimi Bashkimit Evropian me vende të reja anëtare është çështje strategjike e BE.

Në lidhje me çeljen e negociatave për anëtarsim me Shqipërinë, Hahn tha se Franca, Gjermani dhe Danimarka janë skeptike për vendin tonë.

Të treja këto vende kanë kërkuar shtyrjen e vendimit për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Komisioneri për Zgjerim në BE, deklaroi se disa vende duan ende kohë që të vendosin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për të çelur negociatat për në BE.

“Shpresoj që herët e vonë këto vende të integrohen në BE. Ka pak vende që nuk janë të gatshme për të pranuar hapjen e negociatave mes këtyre dy vende, e megjithatë komisioni evropian beson se këto dy vende duhet që të shpërblehen. Gjermania do më shumë kohë për raportin e KE.

Nuk është vetëm në interesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor që të bëhen pjesë e BE, por edhe në interesin tonë.

Ato duhet që të plotësojnë kushtet e vendosura. Zgjerimi ndikon në paqe dhe stabilitet në rajon. pra është investim. Kërkohet më shumë kohë që të bëhet vlerësimi pas rekomandimit tonë.”, tha ai në konferencë për shtyp.

Këshilli i ardhshëm do të jetë në tetor dhe pritet që aty të merret vendimi për të dyja vendet nga ministrat, që do të vendosë më pas në lidhje me çeljen e negociatave.

Të fundit