Flash News

KRYESORE

Rama ‘shuan’ kuriozitetin mbi krijimin e ajkës së administratës moderne shqiptare

Rama ‘shuan’ kuriozitetin mbi  krijimin e ajkës së

Përmes një statusi në rrjetin socal Facebook kryeministri Rama ka shpjeguar  atë që ai e quan, ajka e administratës moderne shqiptare .

Statusi i plotë:

PER KURIOZITETIN TUAJ

Sa më poshtë besoj se krijon idenë e gjurmëve të para të një rruge ende shumë të përpjetë dhe jo të shkurtër për të bërë shtetin e Shqipërisë që duam. Eshtë fjala për themelet e Shërbimit Civil Shqiptar, e thënë ndryshe më thjesht, për krijimin e ajkës së administratës moderne shqiptare ose asaj që mund të quhet "pjesa e sipërme" e administratës, ministri e institucione të tjera qendrore. Lexojeni po patët nge dhe mos e merrni si pretendim se çoç kemi bërë në këta 45 muaj të qeverisjes, po thjesht shikojeni si një pasqyrë qëllimesh të mira e të qarta që duhen t'i mishërojë çdo zyrë në këtë shtet, tek çdo punonjës i këtij shteti.

* * *

Përpjekje konkrete të mandatit të parë, drejt një administrate serioze që ende nuk e kemi:

✓ Hartuam një kuadër ligjor të plotë dhe të qartë për zbatimin e legjslacionit të shërbimit civil (janë hartuar 12 akte nënligjore dhe 6 udhëzime të cilat detajojnë procedurat në zbatimit të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”)

✓ Miratuam dhe po zbatojmë dokumentin Strategjik Ndërsektorial të Reformës në Administratën Publike 2015-2020 dhe Planin e Veprimit me aktivitete dhe masa konkrete

✓ Transformuam procedurën e rekrutimit në shërbimin civil:

- Procedura e aplikimit 100% online, nëpërmjet faqes së DAP

- Çdo aplikant krijon dosjen personale elektronike të aplikimit, të cilën mund ta përditësojë në çdo moment

- Sistem elektronik i aplikantëve, i cili mundëson shkëmbimin e informacionit në kohë reale mes DAP, institucioneve të adminsitratës dhe aplikantëve. Ky sistem mundëson komunikimin me kandidatët në çdo fazë të konkurrimit, si dhe ruan historikun e aplikimeve për çdo kandidat

- Banka e Pyetjeve, me pyetje me alternativa, për testimet me shkrim (mbi 10.000 pyetje, për rreth 20 disiplina të përgjithshme)

- Sistemi përzgjedh automatikisht pyetje nga banka dhe krijon teste të sekretuara me barkod unik për secilin aplikant

- Testet me shkrim korrigjohen nga një skaner automatik

- Intervista me gojë zhvillohet nga një komision prej 5 anëtarësh dhe regjistrohet audio për të mundësuar kandidatëve të drejtën e ankimimit

*Janë kryer 1200 emërime në nivelin hyrës, specialistë, sipas kësaj procedure.

✓ Sistem Informatik i Menaxhimit të Burimeve Njerëzore/HRMIS, thënë ndryshe Rregjistër Qendror i Punonjësve Publikë (ky sistem parashikon të përfshijë të gjithë punonjësit e administratës shtetërore, institucionet e pavarura dhe pushtetin vendor, pavarësisht cili është legjislacioni që rregullon marrëdhëniet e punës)

Ky sistem u shtri në të gjithë institucionet e administratës shtetërore (330 institucione të shërbimit civil dhe me kod pune), si dhe në institucionet e pavarura dhe njësitë e qeverisjes vendore; U trajnuan rreth 350 punonjës për përdorimin e këtij sistemi; U popullua sistemi me dosjet elektronike individuale për mbi 12.000 punonjës.

✓ 41 kurrikula për trajnimin e nëpunësve civilë të të gjitha niveleve

✓ Kurrikul e posaçme për Trupën e Nivelit të Lartë Drejtues, e cila përmban gjithsej 280 orë trajnimi

* * *

E përsëris, sa më lart është vetëm baza fillestare e një rruge të përpjetë dhe jo të shkurtër. Jam i bindur se do i'a dalim me sukses, nëse do të ndërtojmë dot një koalicion të madh me njerëzit e zakonshëm, kundër parazitëve dhe grabitqarëve që me taksat tona, nëpërkëmbin e zhvasin qytetarët në zyrat e shtetit

 

Të fundit