Flash News

KRYESORE

Rama: Shumica e studentëve protestues janë me mua, nuk kanë thënë asnjë fjalë kundër

Rama: Shumica e studentëve protestues janë me mua, nuk kanë

Kryeministri Edi Rama thotë se shumica e studentëve protestues janë me të dhe sipas tij kjo duket se gjatë protestës ata nuk kanë thënë asnjë fjalë kundër.

Rama e ka cilësuar këtë si shuplakë duke shtuar se ata kërkojnë gjëra që qeveria ka detyrim t’i bëjë për ata.

“Shumica e studentëve aty janë me mua dhe kjo më dhemb mua më shumë, e keni dëgjuar të thotë ndonjë fjalë kundër.

Kjo është shuplaka se kjo është e para protestë masive ku nuk bërtitet ik ik.

Unë e ndjej këtu atë sëkëlldinë e asaj situate sepse shumica e tyre nuk janë kundër meje por kërkojnë nga unë dhe qeveria gjëra që ne kemi detyrimin ti bëjmë”, u shpreh Rama në emisionin ‘Opinion’.

Të fundit