Flash News

KRYESORE

Rama s'i beson më agjencisë, pret provën shkencore nga prokuroria

Rama s'i beson më agjencisë, pret provën shkencore nga

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit nga PD të deklaratës së gazetarit Jetmir Olldashi, gazetari që intervistoi Albert Veliun.

Olldashi tregoi se si ra në kontakt me Veliun, i njohur edhe si dëshmitari X, për vizitën në lokalin e Agron Xhafajt dhe për situatën e drogës në Vlorë. Ai tha se ka kryer një investigim të plotë për këtë çështje, por në pamundësi për ta transmeruar në ndonjë televizion, iu drejtua Partisë Demokratike.

Por pas publikimit të kësaj deklarate ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama. “Zhytu Lulëzim zhytu,thellë e më thellë,nxirr nga fundi i llumit sa me shume nga keta xhevahirë dhe dërgojua vrap miqve të tu t’i përdorin kundër Shqipërisë! Unë do pres me durim provën shkencore të audiopërgjimit nga prokuroria dhe këtu jemi, shqiptarët do shohin e do gjykojnë!”, shkruan Rama në Facebook.

Me këtë reagim të Ramës, kuptojmë që kryeministri siç duket nuk i beson më agjencisë, që më herët tha se ka dërguar videon e audio-përgjimit për ta verifikuar në është autentike apo jo. Tashmë dhe kryeministri është në pritje të  përgjigjes së Prokurorisë.

Të fundit