Flash News

KRYESORE

Rama si Ministër i Jashtëm, Meta i pavendosur: Vendimi do jetë transparent dhe i përgjegjshëm

Rama si Ministër i Jashtëm, Meta i pavendosur: Vendimi do jetë

Kandidatura e kryeministrit Rama në rolin e Ministrit të Jashtëm sapo ka mbërritur në Presidencë. Informacioni u konfirmua nga Meta në një intervistë për emisionin ‘Opinion’

Pyetur nga gazetari Fevziu nëse do refuzojë dekretimin e tij, duke qenë se është shprehur pro ndryshimit të kufijve Kosovë – Serbi, Meta theksoi se do ta shqyrtoj me kujdes kandidaturën.

“Kërkesa sapo është depozituar dhe përgjigja do jete transparente dhe e përgjegjshme. Nuk mund te behet një paralelizëm ish-kandidatin dhe të vetë-propozuarin e tanishëm. Pasi kemi te bëjmë me një figure te njohur politike, ndërsa në rastin e parë kishim të bënim me një figurë të panjohur”, sqaroi Meta.

Meta u shpreh se firmosja e shkarkimit të Bushatit do të bëhet në momentin që ai do jetë i bindur për kandidaturën e pasardhësit, duke mohuar po ashtu se nuk ka asnjë personale me kreun aktual të diplomacisë.

Të fundit