Flash News

KRYESORE

Rama si ‘polic trafiku’ në turin e llogaridhënies : Jo, ti s’ke të drejtë të flasësh tani, ju e morët në qafë këtë vend

Rama si ‘polic trafiku’ në turin e llogaridhënies : Jo, ti

Rama ka vijuar me turin e llogaridhënies dhe ditën e sotme është ndalur te banorët e Korçës.

Pas fjalimit të tij, Rama u ka dhënë mikrofonin banorëve, për të shprehur shqetësimet e tyre. Kryeministri u ka kërkuar mirëkuptimin burrave të pranishëm në takim që të flasin fillimisht gratë.

Megjithatë, duket se disa prej tyre nuk kanë pritur radhën dhe kanë ndërhyrë për të marrë fjalën, por Rama nuk i ka lejuar duke thënë se fillimisht duhet të flasin zonjat.

“Prit, nuk e ke radhën ti tani, se unë bëra si polic trafiku. Të mbarojnë zonjat më pas ju. Se këtë vend burrat e kanë marrë në qafë dhe e vetmja shpresë për këtë vend janë gratë”, u shpreh Rama.

Të fundit