Flash News

KRYESORE

Rama siguron një votë (pa ndikim) për në BE pas pranimit të refugjatëve; presidenti i Puglias: Shqipëria të anëtarësohet sa më parë

Rama siguron një votë (pa ndikim) për në BE pas pranimit

Pranimi i 20 refugjatëve eritreas nga shteti shqiptar, përveç politikanëve të shumtë ka sjellë edhe reagimin e Presidentit të Rajonit të Puglias, Michele Emiliano, i cili thekson se Shqipëria i dha një mesazh të gjithë botës dhe se duhet të anëtarësohet sa më parë në Bashkimin Europian.

Në një status në Facebook, Emiliano shkruan se: “Qeveria jonë u shpëtua nga Edi Rama dhe Papa Francesco. Shqipëria i dha një leksion gjithë botës. Miku im Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë u shpjegoi të gjithëve pse Shqipëria duhet të hyjë sa më parë në Bashkimin Europian. Duke bërë këtë, e shpëtoi qeverinë italiane nga një situatë e sikletshme dhe katastrofike, e shkaktuar nga mungesa e eksperiencës dhe injorancës juridike”, shprehet Presidenti.

Qeveria shqiptare vendosi 3 ditë më parë që të ndihmojë shtetin italian në çështjen e emigrantëve duke marrë 20 të tillë nga bordi i anijes “Diciotti” në portin e Katania-s.

Gjithsesi, thirrja e mikut të Ramës pritet të mos arrijë deri në veshët e Emmanuel Macron dhe Angela Merkel, të cilët kanë në dorë shumë nga procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Të fundit