Flash News

KRYESORE

Rama sjell opinionin e Kastriot Çaushit: Teatri aktual i amortizuar, spektatori ka ftohtë e vapë

Rama sjell opinionin e Kastriot Çaushit: Teatri aktual i amortizuar,

Kryeministri Edi Rama i është rikthyer çështjes së prishjes së Teatrit Kombëtar. Ai ka sjellë për ndjekësit e tij opinionin e Kastriot Çaushit.

“Aktori i mirënjohur, pedagog dhe rektor i Universitetit të Arteve, Kastriot Çaushi, kontributi i të cilit për skenën shqiptare s’ka nevojë për prezantim, njësoj si shumica dërrmuese e aktorëve të skenës, mbështet shembjen e karakatinës ekzistuese dhe ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar”, shkroi Rama në profilin tij në Facebook.

Më pas ai ndau edhe opinionin e Çaushit.

“Duhet të kesh kujdes kur kalon nga një anë e skenës në tjetrën se mos i bie murit me kokë. Teatri aktual është i amortizuar, ku spektatori i rregullt ka ftohtë në dimër, vapë në verë, ndaj dua patjetër një ndërtesë të re për qytetin tim, për vendin tim. Në qoftë se ky financim e bën një teatër të ri modern, le të bëhet.”

Të fundit