Flash News

KRYESORE

Rama: S'ka hapje të listave 100% pa garantuar barazinë gjinore, na kthen prapa në kohë

Rama: S'ka hapje të listave 100% pa garantuar barazinë gjinore,

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Kuvend, u shpreh i prerë se nuk do të ketë hapje të listave 100% pa garantuar barazinë gjinore.

Sipas kreut të qeverisë, hapja e listave 100% na kthen prapa në kohë, ku gjeje një grua mes 50 burrave.

"Në kodin zgjedhor nuk ka kohë për të humbur dhe duhet të punojmë intensivisht me të gjithë fuqitë dhe ekspertët në dispozicion për të garantuar zbatimin e ndryshimeve të bëra bashkërisht. Nga njëra ana për ,mekanizmin e listave të hapura ku na duhet të diskutojmë dhe të gjejmë rrugën e duhur me një konsensus të plotë edhe me opozitën jashtë parlamentit. S’mund të jetë një proces i tejzgjatur në emër të konsensusit 100%. Por duhet të kërkojmë konsensus 100% për një proces të shpejt. Duhet të vendosim dhe për koalicionet parazgjedhore, si një subjekt zgjedhor. Ne kemi atë shqetësim që kemi pasur qysh ditën e parë. I vetmi problem për ne, lidhur me kërkesën për të hapur listat 100% është garantimi i ekuilibrit gjinor. Duhet një mekanizëm i besueshëm, atëherë për ne nuk ka asnjë problem. Nëse s’ka mekanizëm të besueshëm, mos prisni që të hapim listat 100%. Listat e hapura 100%, në kohë, ku për të gjetur një grua mes 50 burrave, nuk çojnë asgjëkund për ne. Kjo nuk është një sfidë e panjohur. Jam i bindur se bashkërisht se do të gjejmë një rrugë siç e gjetëm. Që të gjitha palët të ndihen të përfaqësuara. Asnjë palë s’mund t’i marrë të gjitha, ku çdo palë duhet të pranojë, që çka nuk mori vetë, e mori pala tjetër." -tha Rama.

Kujtojmë se hapja 100% e listave është propozuar nga opozita jashtëparlamentare, ndërkohë që ende nuk është arsyetur sesi do të arrihen kuoatat gjinore në Kuvend.

Të fundit