Flash News

KRYESORE

"Rama s’ka opozitë të fortë përballë", Shehi: Kjo është hera e parë që PS nuk ka krijuar desidentë

"Rama s’ka opozitë të fortë përballë",

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, ka komentuar deklaratat e fundit të Edi Ramës për mandatin e tretë qeverisës, teksa është shprehur se kryeministri s’ka opozitë të fortë përballë.

Në një intervistë për rubrikën "Opinion", Shehi thekson se deklaratat janë pjesë e propagandës së Ramës në fillim të fushatës, duke shtuar se PS nuk ka prodhuar asnjë desidentë.

Më tej ai shton se është hera e parë që një parti nuk prodhon asnjë desident dhe kjo tregon që deklaratat e Ramës janë një tallje e madhe.

“Kjo është pjesë e propagandës, e fillimit të fushatës. I vetmi kundërshtar që ka Rama është kjo opozitë. Kaq e fortë ka qenë dhuna dhe kaq të pazotë, të korruptuar e të degjeneruar ka qenë PS brenda, saqë nuk ka prodhuar desidentë. Çdo kohë ka prodhuar desidentë të vetët, PD ka krijuar, unë jam njëri prej tyre, PS e Fatos Nanos kishte, e vetmja periudhë kur nuk ka brenda mazhorancës është kjo", deklaroi Shehi.

Vendimi i Ramës për të marrë vetë drejtimin politik në Durrës, duke larguar Dakon…Si shihet kjo?

Asgjë fare, Rama e krijon vetë këtë, sikur heq të këqijtë e vë të mirët. Ju them shqiptarëve të mos merren me këto, Dako është ortak i Ramës, është më i mirë dhe më i ndershëm se Rama në hajdutllëkun e vet. Deri kur të vijnë zgjedhjet, Rama do heqë e do vë, s’ka qeverisje, është Rama vetë, heq ca gogla, ca gra që u plakën, e vë ca të tjera më të reja. Detyra jonë është t’iu themi shqiptarëve të mos merren me karagjozllëqet e Ramës, se nuk ja vlen fare.

Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve në PD, si e shihni?

Kjo është një çështje e PD. Uroj të dalin personazhe të mira, por nuk gjykoj se është e mjaftueshme lista. Politika është një gjë e investuar, një gjë publike. Njerëzit që janë investuar, që e kanë bërë vetveten. Lista duhet të shërbente për mua, që të ofrojë personalitete jashtë politikës, pra mjeku më i mirë në Vlorë, inxhinieri më i mirë në Korçë, që i ofrohen PD, duhet të ishin.

Të fundit