Flash News

KRYESORE

Rama sot interpelancë për teatrin me deputetët e opozitës së re, njëri prej tyre dje u përjashtua nga Kuvendi

Rama sot interpelancë për teatrin me deputetët e opozitës

Kryefjalë e seancës së sotme parlamentare duket se do të mbetet sërish debati për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Deputetë të opozitës parlamentare kanë kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama lidhur me këtë çështje që në 17 maj, pas shembjes u shoqërua me protesta dhe përplasje të shumta.

Ishin deputetët Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni, ata të cilët shprehën vullnetin për këtë interpelancë, por kujtojmë se deputeti Gjoni u përjashtua për 10 ditë nga Byroja e Kuvendit për shkelje të rregullores së sjelljes, për shkak se nxori në foltoren e kuvendit seancën e shkuar disa lëpirëse.

Po ashtu, Gjoni kërkoi edhe ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar për çështjen e teatrit.

Të fundit