Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
"Rama sot prishi marrëveshjen e 5 Qershorit", Basha: I frikësohet rotacionit, është më i tmerruar se Ramiz Alia
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka cilësuar deklaratat e Ramës “pro” ndryshimit të sistemit zgjedhor si një prishje të marrëveshjes së 5 Qershorit. Në një takim me gazetarët, Basha e ka krahasuar kryeministrin me ish-diktatorin Ramiz Alia, ndërsa shprehet se ai i tmerrohet rotacionit të pushtetit.
“Sot Edi Rama ka arritur një masë papërgjegjshmërie që nuk e ka pasur as Ramiz Alia në ditët e tij të fundit. Një nga rekordet që do të thyej është atë të ikjes si kryeministër i tmerruar.
Mendoj se sot Edi Rama ka thyer marrëveshjen e 5 qershorit. Në thelb ai ka prishur këtë marrëveshje për të cilën u investuan forcat politike me ndërmjetësimin e BE, SHBA dhe Britanisë së Madhe në këtë marrëveshje ishte qendrore arritja e dakordësisë për reformën zgjedhore, kusht për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE.
Ne si opozitë në këto 7 muaj kemi bërë gjithçka për arritjen e një marrëveshje konsensuale.
Që nga ky moment për këdo që e ndjek politikën kuptojmë se kishim të bënim me një kryeministër në panik.
Nga gënjeshtrat që kishte këputur sot ky janë gënjeshtra fanar. Sot është e qartë si drita e diellit. Rama nuk do depolitizimin e komisioneve, po donte të nxirrte komisionerët e opozitës jashtë dhe të vepronte sikurse kemi dëgjuar në përgjimet e Bildit, me Lalën me shokë.
Në momentin që kuptoj që nuk kontrollonte dot komisionet zgjedhore ishte vetë zotëria e tij që u tërhoq nga nisma”, është shprehur Basha.