Flash News

KRYESORE

Rama stabilizon Ditmir Bushatin, ish-ministri inspekton banesat e dëmtuara me Gjylametin

Deputeti i qarkut të Shkodrës, Ditmir Bushati është shfaqur në Tiranë pas disa ditëve mungesë. Pasditen e djeshme, së bashku me Blerin Gjylamein, ai u shfaq në njësinë nr. 14 në kryeqytet në një bllok banimi me demtime të konsiderueshme.

"Së bashku me Blerinën në Njësinë 14 në Tiranë në një bllok banimi me demtime të konsiderueshme. Ekspertët e Institutit të Ndërtimit po kryejnë vlerësimet e sigurisë të ndërtesave të dëmtuara. Ndërkohë, garantuam banorët për vlerësimin e dëmeve në mënyrë të drejtë", shkruan ai në një postim në Facebook.

Prej disa kohësh, Bushati është distancuar nga strukturat e Partisë Socialiste, aq sa mungoi edhe në mbledhjen e fundit të grupit të punës të veriut në Velipojë.

Ish-ministri i Jashtëm, megjithatë, ka mohuar zërat për një largim nga Partia Socialiste duke u shprehur se nuk do ti bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri. Qellimi i tij eshte reformimi i PS me ide te reja dhe largimi i figurave me te kaluar te dyshimte, ka pohuar Bushati.

Të fundit